Google demanton fjalët se ishte në garë për të blerë WhatsApp

Google nuk ka konkurruar për WhatsApp, kështu kompania zbuloi dje. Sugjerimet se Google ofertoi 10 miliardë dollarë nuk janë të vërteta. Kështu tha të paktën nënkryetari i kompanisë, Sundar Pichai. Z.Pichai, duke folur në ‘Mobile World Congress’ në Barcelonë, vlerësoi arritjet e WhatsApp’ut dhe tha se kompania e tij kishte biseduar me ta në të…

Auto & Tek

27/02/2014 08:16

Google nuk ka konkurruar për WhatsApp, kështu kompania zbuloi dje. Sugjerimet se Google ofertoi 10 miliardë dollarë nuk janë të vërteta. Kështu tha të paktën nënkryetari i kompanisë, Sundar Pichai.

Z.Pichai, duke folur në ‘Mobile World Congress’ në Barcelonë, vlerësoi arritjet e WhatsApp’ut dhe tha se kompania e tij kishte biseduar me ta në të kaluarën, për të punuar së bashku.

‘WhatsApp ishte një produkt i vlefshëm, por ne kurrë nuk kemi bërë një ofertë për ta blerë. Raportet e shtypit janë të pavërteta”.

Mark Zuckerberg javën e kaluar tha se, shërbimi WhatsApp, që ka 465 milionë përdorues, vlen më shumë se 19 miliardë, dhe se ai do të ndihmojë që të përhapet edhe më shumë.