Golden State Warriors rikthen të fitorja, mposhtin Houston

GSW kanë gjetur rrugën e fitores në NBA. Ata fituan 121 – 108 ndaj Houston Rockets, shkruan lajmi.net. Ndeshja ishte e baraspeshuar, me të dy skuadrat që tregonin lojë të mirë. Diferenca u bë vetëm në çerekun e fundit, me Golden State Warriors që arritën të marrin fitore. Drejt suksesit të radhës GSW udhëhoqi Stephen…

Sport

21/03/2023 08:23

GSW kanë gjetur rrugën e fitores në NBA.

Ata fituan 121 – 108 ndaj Houston Rockets, shkruan lajmi.net.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, me të dy skuadrat që tregonin lojë të mirë.

Diferenca u bë vetëm në çerekun e fundit, me Golden State Warriors që arritën të marrin fitore.

Drejt suksesit të radhës GSW udhëhoqi Stephen Curry, i cili shënoi 30 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.

I dalluar për Houston ishte Tari Eason me 21 pikë, 12 kërcime dhe një asistim.

Për Golden State Warriors kjo ishte fitorja e 37, teksa kanë edhe 36 humbje.

Në anën tjetër Houston pësuan humbjen e 54 dhe numërojnë vetëm 18 fitore gjithsej këtë sezon në NBA./Lajmi.net/