Gold AG takohet me Don Xhonin, a do i shohim bashkë në një duet?

Gold AG dhe Don Xhonin kanë bërë fansat kureshtar teksa postuan një fotografi së bashku.

ShowBiz

11/12/2020 16:16

Gold AG pa mëdyshje mund të quhet artisti më aktiv me projekte muzikore gjatë këtij viti, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar një sërë projektesh muzikore, të cilat kanë trajtuar tema të ndryshme dhe janë pritur mirë nga publiku.

Së fundi, Goldi është takuar me Don Xhonin, reper ky që ka pak kohë që i është futur muzikës, por menjëherë është shndërruar në një nga artistët më të dëgjuar.

Ky takim i dyshes e ka lënë të hapur mundësinë që në një të ardhme të afërt t’i shohim bashkë në një duet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Kënga e fundit e Gold AG titullohet “Babë e djalë”, që u publikua më 28 Nëntor, ndërsa “Kokaina” është projekti i fundit i Don Xhonit.

Kënga e Don Xhonit brenda dy ditësh nga publikimi ka marrë mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

YouTube player