Gold AG nis pushimet, shoqërohet nga ky person i zemrës

Arian Agushi ka nisur pushimet dhe jo vetëm.

ShowBiz

19/04/2019 14:00

Reperi shqiptar, Arian Agushi i njohur si Gold AG ka nisur pushimet me nënën e tij ku si destinacion ka zgjedhur Turqinë, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Gold AG bën të ditur se në pushime është me nënën.

Duket se pas gjithë kësaj periudhe të angazhuar, reperi shqiptar ka vendosur të pushojë paksa.

Të fundit projekte që ka publikuar janë “Suhareka” dhe “Zani i Koshares” në duet me Ymer Bajramin. /Lajmi.net/