Gold AG i dedikon këngë djalit për ditëlindjen e tij të parë

Me 28 nëntor, Guerili mbush një vjet.

ShowBiz

09/09/2021 23:33

Dhe, kështu Ariani ka vendosur ta lansojë një projekt muzikor dedikim të birit, shkruan lajmi.net.

Goldi, njoftoi vetë përmes një postimi në rrjete sociale teksa siç duket ka shkruar titullin e këngës dhe datën e lansimit.

“Gueril, 28 nëntor 2021”, ka shkruar këngëtari në përshkrimin e postimit.

Ndryshe, Arian Agushi bashkë me bashkëshorten e tij, Ermirën janë bërë prindër vitin e kaluar./Lajmi.net/