Goditjet standarde, rreziku kryesor për Real Madridin

Real Madridi duhet të ketë një kujdes të madh nga goditjet standard, në derbin e madh kundër Atletico Madridit i cili zhvillohet të shtunën.

Sport

12/09/2014 20:39

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, Atletico Madridi arriti që në sezonin e kaluar të fitojë titullin e La Ligas dhe të futet në finale të Ligës së Kampionëve.

Një numër i madh i golave nga kjo skuadër, kanë ardhur nga goditjet standard, të cilat si duket janë duke i ushtruar shumë mirë në stërvitje.

Raul Garcia, Diego Godin, Mario Mandzukic janë vetëm disa nga lojtarët e Atletico Madridit të cilët janë pothuajse perfekt në goditjet standard.

Ata në të kaluarën, kanë shënuar një numër të madh të golave pikërsisht nga ndërprerjet.

Në anën tjetër, mbrojtja e Real Madridi po vuan shumë nga ndërprerjet. Los Blancos në këtë mënyrë, pranuan dy gola në humbjen e fundit kundër Real Sociedadit me rezultat 4-2.