Goditje për Milanin – merr fund sezoni për Florenzin

Alessandro Florenzi do të humb pjesën e mbetur të sezonit.

Sport

05/04/2022 16:36

Mbrojtësi i Milan, Florenzi nuk do të mund të jap kontributin e tij në pjesën e mbetur të sezonit.

Italiani ka pësuar një lëndim në meniskus dhe do t’i nënshtrohet një operimi gjatë ditës së nesërme, përcjell lajmi.net.

Lojtari luajti në 30 minutat e fundit mbrëmë, kur edhe pësoi një lëndim në gjurin e majtë.

31 vjeçari iu nënshtrua ekzaminimeve këtë mëngjes dhe sipas ‘Calciomercato’, shihet çarje në meniskus.

Për këtë arsye, lojtari i nënshtrohet nesër operimit dhe si pasojë humb pjesën e mbetur të sezonit. /Lajmi.net/