Goditje ndaj trafikimit të drogës: “Pinku” dhe “Dora e Kapur” çojnë në pranga katër persona

Hetuesit e DHTN-së, pas një pune operativo-hetimore lidhur me rastin e koduar “Pinku”, më datë 14.01.2026, rreth orës 15:20, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë, kanë identifikuar dhe lokalizuar dy persona të dyshuar. I dyshuari M.K. është ndaluar dhe arrestuar në flagrancë, derisa dyshohet se po kryente shitblerje të substancave narkotike me të dyshuarin…

Lajme

15/01/2026 09:49

Hetuesit e DHTN-së, pas një pune operativo-hetimore lidhur me rastin e koduar “Pinku”, më datë 14.01.2026, rreth orës 15:20, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë, kanë identifikuar dhe lokalizuar dy persona të dyshuar. I dyshuari M.K. është ndaluar dhe arrestuar në flagrancë, derisa dyshohet se po kryente shitblerje të substancave narkotike me të dyshuarin tjetër M.K, shkruan lajmi.net.

Tutje në komunikatë thuhet se gjatë kontrollit të të dyshuarit të parë janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 2 gramë. Ndërsa gjatë kontrollit të të dyshuarit të dytë dhe të veturës së tij janë gjetur dhe konfiskuar:

  • 9 qese të vogla me pluhur të bardhë, të dyshuar si kokainë, me peshë 4.9 gramë

  • 8 qese të vogla me substancë të dyshuar marihuanë, me peshë 12.7 gramë

  • Para të gatshme në vlerë 475 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve

  • Dy telefona celularë

Derisa në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe, me autorizimin e tij, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të parë, ku janë gjetur dhe konfiskuar:

  • Një armë e shkurtër

  • Një sasi pluhuri të bardhë të dyshuar si kokainë, me peshë 15.8 gramë

  • 79 tableta të dyshuara si narkotik i llojit ekstazi, me peshë 37.7 gramë

  • Një sasi e narkotikut të dyshuar kokainë me ngjyrë të kuqe, me peshë 2.6 gramë

  • Një sasi e narkotikut të dyshuar marihuanë, me peshë 322.9 gramë

  • Dy peshore digjitale për matje në sasi të vogla

  • Qese najloni të zbrazëta për paketim të narkotikëve

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit Kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Ndërkaq Policia e Kosovës, ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe veprimtarive të tjera kriminale. /Lajmi.net/