Goditje e rëndë- SHBA pezullon Dialogun Strategjik me Kosovën, shprehen të shqetësuar me veprimet e deklarimet e Kurtit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një “goditje” të rëndë vendit tonë. Amerika ka njoftuar se kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën. Ky vendim vie sipas SHBA-së, për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë duke…

Lajme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një “goditje” të rëndë vendit tonë. Amerika ka njoftuar se kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën.
Ky vendim vie sipas SHBA-së, për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë duke kufizuar aftësinë e SHBA-së për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.
“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.
Gjithashtu ambasada amerikane ka njoftuar se mbeten të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të SHBA-së me popullin e Kosovës.
“Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik”.
SHBA ka përsëritur se fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.
“Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij kosovar. Shpresojmë të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen kur të jetë e përshtatshme. Ne e dimë se ky është një qëllim i prioritizuar nga populli i Kosovës”./Lajmi.net/