Goditja e katërt e Milanit vjen nga Madridi
Milani si duket nuk e ka ndërmend të pushojë gjatë kësaj merkatoje, pasi tashmë është duke kërkuar shërbimet e mesfushorit të Atletico Madridit, Arda Turan.
Sport
Sipas raporteve më të fundit që arrijnë nga mediat italiane, mësojmë se Milani është duke kërkuar shërbimet e mesfushorit të Atletico Madridit, Arda Turan.
Galliani e dëshiron me çdo kusht Arda Turanin në skuadrën e tij, lojtar ky i cili ka qenë njëri nga lojtarët kryesor për skuadrën e Atletico Madridit gjatë viteve të fundit.
Dhe klauzola e lartë e blerjes së Ardas e cila është plotë 41 milionë euro, duket se nuk do të jetë ndonjë problem shumë i madh për skuadrën nga San Siro.
Përndryshe, rosonerët janë shumë pranë të finalizojnë marrëveshjet për transferimin e lojtarëve si Jackson Martinez, Zlatan Ibrahimovic dhe Geoffrey Kondogbia.