“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë”, Erion Veliaj reagon nga burgu

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga burgu, duke e quajtur procesin ndaj tij një “vrasje me pagesë” të orkestruar politikisht. Në një mesazh të gjatë, ai akuzon prokurorin Ols Dado për një hetim të motivuar politikisht dhe për shpërndarje të dosjes hetimore në media para se ai vetë të njihej…

Lajme

23/02/2025 12:26

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga burgu, duke e quajtur procesin ndaj tij një “vrasje me pagesë” të orkestruar politikisht.

Në një mesazh të gjatë, ai akuzon prokurorin Ols Dado për një hetim të motivuar politikisht dhe për shpërndarje të dosjes hetimore në media para se ai vetë të njihej me të.

Veliaj e konsideron këtë proces si një përpjekje për ta larguar nga detyra në mes të fushatës dhe thotë se dënimi i tij pa gjyq është një praktikë e vjetër e ndjekur edhe më parë në politikën shqiptare.

Duke iu referuar një pjese të dosjes hetimore që flet për dietat dhe shpenzimet e tij për udhëtime jashtë vendit, Veliaj ironizon prokurorin Dado, duke e akuzuar për hipokrizi.

Ai pretendon se edhe vetë Dado ka përfituar dieta në të kaluarën, por tani po e përdor këtë argument kundër tij.

Në fund të reagimit të tij, Veliaj ngre disa pyetje mbi integritetin e prokurorit, duke sugjeruar se edhe ai mund të ketë bërë deklarime të rreme mbi shpenzimet e tij.

Ky është reagimi i dytë i Veliajt nga burgu, ndërsa çështja ndaj tij mbetet ende në hetim nga SPAK.