Goditi me veturë zyrtarin policor, arrestohet një person në Podujevë

Një person është arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, pasi që fillimisht nuk i është ndaluar Policisë dhe më pas pasi është ndaluar, ka lëviz me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor. Polici është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net. “Fsh. Gllamnik, Podujevë  09.11.2025 –…

Lajme

10/11/2025 08:54

Një person është arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, pasi që fillimisht nuk i është ndaluar Policisë dhe më pas pasi është ndaluar, ka lëviz me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor.

Polici është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net.

“Fsh. Gllamnik, Podujevë  09.11.2025 – 19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari policor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/