Goditet nga motoçikleta një këmbësor në Lipjan, pëson lëndime të rënda

Një person është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti trafiku në Lipjan. I dyshuari derisa po voziste një motoçikletë ka goditur një këmbësor. Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. “Rr. Avdi…

Lajme

01/10/2024 10:09

Një person është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti trafiku në Lipjan.

I dyshuari derisa po voziste një motoçikletë ka goditur një këmbësor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 30.09.2024-15:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/