Goditet ne kokë reporteri përderisa raportonte para kamerës (Video)

Reporteri australian Mike Amor - i cili është një korrospodent nga SHBA, nuk kaloi mirë gjatë një raportimi në parkun për rrëshqitje në Los Angeles.

Fun

22/11/2014 15:15

Mike Amor ishte në një park për rrëshqitje me skateboard në Los Angeles duke raportuar. Në fillim gjërat duken se shkojnë mirë teksa ai fillon raportimin për rrëshqitjet me dërrasë.

Duke raportuar, një dërrasë për rrëshqitje fluturon nga parku drejt në kokën e tij, dhe më pas ndodhi kjo:
 
Fatmirësisht, pas kësaj goditje, Amor nuk u lëndua seriozisht, transmeton Lajmi.net.

Ai me siguri që nuk do ta harrojë kurrë këtë goditje. Shikojeni videon e plotë të aksidentit të tij: