Goditen shtëpitë e yjeve të Premier League: banda shqiptare pranon grabitje mbi 1 milion paund në Britani
Një bandë kriminale shqiptare ka pranuar se ka kryer një seri grabitjesh me vlerë mbi 1 milion paund në rezidenca luksoze anembanë Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë edhe fshatin milioner Prestbury në Cheshire, ku jetojnë disa futbollistë të Premier League. Sipas policisë, pesë persona realizuan 44 vjedhje gjatë natës, duke synuar banesa të pasura dhe duke…
Lajme
Një bandë kriminale shqiptare ka pranuar se ka kryer një seri grabitjesh me vlerë mbi 1 milion paund në rezidenca luksoze anembanë Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë edhe fshatin milioner Prestbury në Cheshire, ku jetojnë disa futbollistë të Premier League.
Sipas policisë, pesë persona realizuan 44 vjedhje gjatë natës, duke synuar banesa të pasura dhe duke grabitur bizhuteri, çanta dizajnerësh, ora luksoze dhe para të gatshme. Gjatë hetimit, autoritetet sekuestruan 13 çanta luksi, 14 ora të shtrenjta, bizhuteri ari dhe shuma të mëdha parash.
Endrit Nikolli (27), George Lleshaj (31) dhe Krisjian Dedndreaj (28) nga Walsall, si dhe Kristian Gropcaj (30) nga Birmingham dhe Sidorjan Lleshi (26) nga Sheffield, janë deklaruar fajtorë për komplot për vjedhje dhe posedim pasurie kriminale në Gjykatën e Chester Crown Court. Edhe partnerja e Nikollit, Jade Tubb (33), ka pranuar fajësinë për posedim pasurie kriminale.
Hetimi 10-mujor zbuloi se grupi përdorte shkallë për të hyrë nga dritaret e kateve të sipërme, ndërsa teknologjia ANPR dhe gjurmët e ADN-së ndihmuan në identifikimin e tyre. Në telefonat e sekuestruar u gjetën qindra fotografi të sendeve të vjedhura dhe mesazhe që lidheshin drejtpërdrejt me vendet e krimeve.

Policia vlerëson se shumica e sendeve të vjedhura janë shitur tashmë. Sipas Detektives Laura Fox, bëhet fjalë për një grup të organizuar në nivel të lartë, që synonte viktima të pasura dhe nuk tregonte asnjë konsideratë për pasojat ndaj tyre.