Goditën me pistoletë 65-vjeçarin, vetëdorëzohen në polici 2 vëllezërit në Kukës

Dy vëllezërit e shpallur në kërkim janë vetëdorëzuar në polici për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë kur janë konfliktuar me shtetasin S.K., 65 vjeç, për motive të dobëta dhe kanë plagosur rëndë nga pakujdesia, shtetasin A.C., 36 vjeç, i cili nuk ishte i përfshirë në konflikt. “Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore…

Lajme

22/12/2025 13:29

Dy vëllezërit e shpallur në kërkim janë vetëdorëzuar në polici për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë kur janë konfliktuar me shtetasin S.K., 65 vjeç, për motive të dobëta dhe kanë plagosur rëndë nga pakujdesia, shtetasin A.C., 36 vjeç, i cili nuk ishte i përfshirë në konflikt.

“Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim, shkruan rtsh.al.

Si rezultat i kontrolleve të Policisë dhe nga pamundësia për t’u larguar, 2 vëllezërit e shpallur në kërkim për këtë ngjarje, janë vetëdorëzuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, policia bën të ditur se në vijim të veprimeve procedurale, pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, është arrestuar edhe shtetasi N. I., 38 vjeç, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin F. I., 39 vjeç, banues në Kodër Lumë.

Sipas policisë, këta dy shtetas janë konfliktuar fizikisht me “shtetasin S. K., 65 vjeç, për motive të dobëta, dje, në vendin e quajtur “Dëshmorët”. Gjatë konfliktit, shtetasi N. I. e ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin S. K., si dhe ka plagosur rëndë nga pakujdesia, shtetasin A. C., 36 vjeç, i cili nuk ishte i përfshirë në konflikt”.

Ndërkaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar përdorur në ngjarje, ndërsa materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.