Godet macen, macja hakmerret menjëherë (Video)

Një mace jo fort e përkëdhelur nga pronari i saj arriti të marrë hak për goditjen që ia bëri ai asaj nga vendi ku ajo ishte duke fjetur - që ndodhi të ishte vendi ku ai do të ulej për të luajtur me kitarë.

Fun

20/03/2015 15:37

Edhe pse videoja që ai përgatitej për ta bërë që ta postojë në YouTube do të ishte një video që shfaqë një njeri duke luajtur muzikë keq, me sa duket pronari i maces e tërhoqi atë nga karriga dhe më pas e shtyu atë me këmbë.

Ai më pas ulet në karrige dhe fillon të luaj me kitarën e tij, përderisa macja ngjitet shkallëve lart dhe prekë një tas me lule, ku më pas tasi bie në kokën e pronarit, transmeton Lajmi.net.

Shikojeni videon më poshtë: