Gnabry mund të largohet nga Bayerni në fund të sezonit

Serge Gnabry e ka të pasigurt qëndrimin në Bayern Munich.

Sport

16/04/2022 08:59

Futbollisti gjerman, përkundër negociatave me drejtuesit bavarezë, ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët për nënshkrimin e kontratës së re.

Siç raporton Fabrizio Romano, diskutimet janë duke vazhduar dhe çështja që po e pengon që kjo marrëveshje të quhet e finalizuar është paga që lojtari po kërkon në këmbim.

Sulmuesi anësor merr hiç më pak se 129 mijë funte në javë tani për tani, por kjo, siç duket, nuk do të vazhdojë edhe për shumë gjatë.

Përkundër ngecjeve në arritjen e marrëveshjes, trajneri i skuadrës, Julian Nagelsmann, shprehet i bindur se gjetja e një marrëveshjeje është po ashtu edhe në mendjen e lojtarit, për të cilin shpreson që do të qëndrojë.

Gnabry ka qenë njëra ndër pikat më të fort ate Bayernit viteve të fundit.

Lojtari u transferua në Gjermani nga Arsenali me parametra zero.

Për futbollistin vazhdon të ketë oferta, e njëra ndër klubet e interesuara është pikërisht ish-skuadra e tij. /Lajmi.net/