Gmail ju lejon t’i vendosni fotografitë automatikisht nga celulari

Ndoshta nuk e përdorni Google+ aq shpesh për ndërveprime sociale, por shërbimi i ri i Gmail “Auto Backup” – shërbim për fotografi, është me të vërtetë i mirë, dhe tani është më i mirë në saje të një tipari të ri të Gmail që është futur sot. Tipari sjellë një “Auto Sinkronizim” të imazheve drejt…

Auto & Tek

15/04/2014 18:42

Ndoshta nuk e përdorni Google+ aq shpesh për ndërveprime sociale, por shërbimi i ri i Gmail “Auto Backup” – shërbim për fotografi, është me të vërtetë i mirë, dhe tani është më i mirë në saje të një tipari të ri të Gmail që është futur sot.

Tipari sjellë një “Auto Sinkronizim” të imazheve drejt në webin e Gmail, duke ju dhënë juve qasje në të gjitha fotografitë që i keni ngarkuar automatikisht nga celulari juaj me vetëm një klikim.

Tani kur e klikoni butonin Instert Photo në web-in e Gmail, ju do të merrni një shfletues me fotografitë tuaja të sinkronizuara, me fotografitë e tuaja më të fundit të shfaqura më lart dhe ato më të vjetra më poshtë.

Ju mund ti ndani albumet në qoftë se keni, dhe mund të ndryshoni madhësinë e fotografive me një editor të ri vizual në dritaren “compose”.

Nëse nuk i keni këto tipare të reja akoma, jeni të durueshëm: Google thotë se përditësimi është duke lëvizur gradualisht nga sot.

Ju gjithashtu duhet ta aktivizoni në paisjen tuaj opsionin “Auto Backup”, për të parë fotografitë.