Glauk Konjufca për çështjen e presidentit: Varet nga opozita, Vetëvendosje nuk insiston patjetër për emrin
Ministri i Punëve të Jashtme, njëkohësisht kandidat i Vetëvendosjes për president, Glauk Konjufca është deklaruar në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Konjufca tregoi se negociatat për zgjedhjen e presidentit po vazhdojnë dhe se sipas tij zgjidhja do të varet nga vullneti që ka opozita. “Bisedat po vazhdojnë mes kryeministrit dhe partive politike. Ka…
Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme, njëkohësisht kandidat i Vetëvendosjes për president, Glauk Konjufca është deklaruar në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Konjufca tregoi se negociatat për zgjedhjen e presidentit po vazhdojnë dhe se sipas tij zgjidhja do të varet nga vullneti që ka opozita.
“Bisedat po vazhdojnë mes kryeministrit dhe partive politike. Ka takuar kreun e LDK-së, një ftesë ia ka dërguar edhe PDK-së. Ata kanë kërkuar disa sqarime shtesë, të cilat me siguri që kryeministri do u përgjigjet shpejt. Ka përpjekje për të shkuar në një marrëveshje”, tha Konjufca.
Gjithashtu Konjufca deklaroi se opozita duhet të tregojë se çfarë kërkon, transmeton lajmi.net.
“Vetëvendosja nuk insiston patjetër që të ketë emrin e saj në zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka pasur vullnet, është vërtetuar në seancë ku nuk kanë ardhur. Kjo tregon se ata kërkojnë diçka tjetër, por mirë është të na e thonë se çfarë kërkojnë”, shtoi Konjufca./Lajmi.net/