Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë: Higuain në dyshime, Paqueta i gatshëm për lojë

Milan dhe Juventus do të përballen në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Sport

06/06/2020 20:41

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundonte me rezultatin 1:1, kurse më 12 korrik do të luhet edhe ndeshja e kthimit.

Para kësaj ndeshje, të dy skuadrat kanë disa probleme me mungesat. Te Milan do të mungojë Zlatan Ibrahimovic, por ky nuk është emri i vetëm.

Mungesa pritet të ketë edhe te Juventus, me Gonzalo Higuain që është në dyshim për ndeshjen, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, lajme të mira për Milan vijnë nga Lucas Paqueta, i cili do të jetë i gatshëm për përballjen.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë zgjedhjet e trajnerëve për këtë ndeshje. /Lajmi.net/