Gjyshja 50 vjeçare, thotë se do të martohet me të dashurin 22 vjeçar

Ajo ka treguar se shumë shpesh njerëzit mendojnë se ajo është nëna e të dashurit.

Fun

18/01/2021 14:41

Gjyshja e tre nipave, ka treguar se si i dashuri i saj është 28 vite më i ri se ajo, dhe se njerëzit shpesh mendojnë se ai është djali i saj, shkruan “DailyMail”.

Sharon Hawkins, 50 vjeçe, takoi të dashurin e saj Perry Hopstein, 22 vjeç në Tinder, pasi që kishte vendosur limitin e moshës nga 19 vjeç deri në 50, transmeton lajmi.net.

Që prej atëherë, njerëzit vazhdimisht i ngatërrojnë duke menduar se ajo është nëna e tij, mirëpo ata nuk duket ta kenë fare problem.

Çifti i rim nga Karolina e Veriut, planifikojnë të martohen këtë vit.

Sharon është mësuese e shkollës së mesme, dhe thotë se edhe pse ajo është e vjetër mjaftueshëm të jetë nëna e tij, kjo nuk do ta ndaloj që të ndjekë lumturinë.

Ajo thotë se ata janë të bërë për njëri-tjetrin.

Në vitin e fundit të martesës së saj, prej të cilit u divorcua në vitin 2015, ajo tha se vazhdimisht e gjente veten duke shikuar djemtë në të 20-at.

Ajo e kuptoi se ishte koha për tu ndarë nga burri i atëhershëm.

Në fillim, fëmijët e Sharon e kishin të vështirë të pajtohen me faktin se i dashuri i nënës së tyre ishte më i ri se ata, mirëpo tani me sa duket ata janë pajtuar me lidhjen e nënës së tyre.

Ajo gjithashtu ka treguar se kishte shumë emocione për të takuar nënën e të dashurit të vet, sepse ato ishin në të njëjtën moshë, por të gjithë me kalimin e kohës u pajtuan me lidhjen e tyre.

Ata thonë se kur bëhet fjalë për dashurinë e vërtetë, mosha është vetëm një numër i parëndësishëm. /Lajmi.net/