Gjyqtarët kosovarë të basketbollit delegohen në një tjetër garë të FIBA-s

Pas paraqitjeve shumë të suksesshme në garat evropiane, Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija dhe gjyqtari Xhelal Mumini sërish janë deleguar për FIBA EurCup Women. Kurshumlija dhe Mumini janë nominuar në ndeshjet e Top 16 apo “Play-off” të FIBA EuroCup Women në Kayseri të Turqisë. Ndeshja zhvillohet sot nga ora 18:30 ndërmjet Melikgazi Kayseri…

Sport

13/12/2023 11:24

Pas paraqitjeve shumë të suksesshme në garat evropiane, Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija dhe gjyqtari Xhelal Mumini sërish janë deleguar për FIBA EurCup Women.

Kurshumlija dhe Mumini janë nominuar në ndeshjet e Top 16 apo “Play-off” të FIBA EuroCup Women në Kayseri të Turqisë.

Ndeshja zhvillohet sot nga ora 18:30 ndërmjet Melikgazi Kayseri dhe Estundiantes nga Spanja.

Kurshumlija dhe Mumini kanë qenë të deleguar edhe në sfida të tjera evropiane në këtë edicion dhe kanë përvojë nga garat ndërkombëtare./Lajmi.net/