Gjyqtarët dhe asistentët që pranuan stemën e FIFA-s nga FFK sot
Federata e Futbollit të Kosovës sot ka bërë ndarjen e stemave të FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët. Katër gjyqtarët kryesorë që morën sot stemën e FIFA-s janë: Genc Nuza, Visar Kastrati, Mervan Bejtullahu dhe Rita Vehapi, transmeton lajmi.net. Kurse, 9 asistentë janë pajisur me stemën e FIFA-s. Njoftimi i plotë nga FFK: Federata e Futbollit…
Sport
Federata e Futbollit të Kosovës sot ka bërë ndarjen e stemave të FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët.
Katër gjyqtarët kryesorë që morën sot stemën e FIFA-s janë: Genc Nuza, Visar Kastrati, Mervan Bejtullahu dhe Rita Vehapi, transmeton lajmi.net.
Kurse, 9 asistentë janë pajisur me stemën e FIFA-s.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë sot ndarjen e stemave të FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët për vitin 2026.
Ndarjen e stemave e bënë presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës, Përparim Hasani.
Me këtë rast, presidenti Agim Ademi çmoi angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve, duke nënvizuar rolin e tyre thelbësor në zhvillimin dhe suksesin e futbollit në Kosovë, si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare.
I pari i FFK-së i inkurajoi gjyqtarët që të vazhdojnë punën me përkushtim maksimal dhe vigjilencë të shtuar, me synimin për të arritur standardet më të larta të profesionalizmit.
Kjo është lista e gjyqtarëve që kanë marrë stemën e FIFA-s për vitin 2026:
Gjyqtarë kryesorë:
Genc Nuza
Visar Kastrati
Mervan Bejtullahu
Rita Vehapi
Asistentët:
Fatlum Berisha
Bujar Selimaj
Besnik Morina
Lumturije Muhadri
Edmond Zeqiri
Fatlum Sekiraqa
Granit Hyseni
Arbnor Bullatovci
Fitore Govori
Video Match Official (VAR):
Genc Nuza
Visar Kastrati
Alban Shala
Gjyqtarë të Futsallit:
Florentina Kallaba
Besar Beqiri
Besart Ismajli./lajmi.net/