Gjyqtarët Burim Ademi dhe Bashkim Hyseni avancohen në Gjykatën Supreme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 337-të të mbajtur të enjten, ka miratuar raportin e Panelit për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, duke u avancuar kështu për në Gjykatën Supreme, gjykatësit Burim Ademi dhe Bashkim Hyseni. Gjyqtari Ademi është vlerësuar nga Paneli me 72.25 pikë, ndërkaq Hyseni me 71.85 pikë. Të njëjtit pritet…

Lajme

26/12/2024 12:07

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 337-të të mbajtur të enjten, ka miratuar raportin e Panelit për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, duke u avancuar kështu për në Gjykatën Supreme, gjykatësit Burim Ademi dhe Bashkim Hyseni.

Gjyqtari Ademi është vlerësuar nga Paneli me 72.25 pikë, ndërkaq Hyseni me 71.85 pikë.

Të njëjtit pritet që të fillojnë mandatin si gjyqtar në Supreme nga data 1 shkurt 2025.

Pjesë e kësaj gare ishin edhe gjykatësit Skender Çoçaj, Kadrije Goga-Lubishtani dhe Vaton Derguti, ndërkaq gjykatësit Kreshnik Radoniqi dhe Nora Bllaca nuk ishin paraqitur në fazën e intervistimit duke hequr dorë nga gara.

Gjykatësit Ademi dhe Hyseni aktualisht janë gjykatës në Gjykatën e Apelit, Departamentin Special.