Gjykimi i krerëve të UÇK-së, avokati: Brenda vitit mund të jepet epilogu i shkallës së parë
Avokati Ardian Bajraktari dha një parashikim se kur mund t’i jepet epilogu procesit të gjykimit të krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai tha se ky epilogu i shkallës së parë mund të jepet brenda këtij viti. “Në rrethana normale , në rast se do të kemi një gjykatë që funksionon sipas ligjit atëherë pas dëgjimit…

Lajme
Avokati Ardian Bajraktari dha një parashikim se kur mund t’i jepet epilogu procesit të gjykimit të krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai tha se ky epilogu i shkallës së parë mund të jepet brenda këtij viti.
“Në rrethana normale , në rast se do të kemi një gjykatë që funksionon sipas ligjit atëherë pas dëgjimit të dëshmitarëve të prokurorisë dhe të zyrës për mbrojtjen e viktimave do të duhej të rishikohej masa e sigurisë, për faktin se Gjykata Evropiane ka thënë se çdo vazhdim e masës së paraburgimit duhet të arsyetohet me përpikmëri pse po vazhdohet dhe pse nuk është e suksesshme një masë e tillë..”, tha avokati
“Vlerësoj që së paku në pikëpamje ligjore nuk ekziston asnjë kusht që të iu vazhdohet masa e paraburgimit pas përfundimit të kësaj faze të procedurës”, tha Bajraktari për rtv21.