Gjykatësja indiane e mbron dhunuesin e 12 vjeçes: Nuk është sulm seksual nëse e ka prekur mbi rroba

Një burrë 39 vjeç, është arrestuar nën veprën penale të ngacmimit seksual ndaj një 12 vjeçe, por një gjykatëse femër, vendosi se nuk ishte sulm seksual sepse ai e ka prekur vajzën mbi rroba.

Fun

26/01/2021 14:54

Prekja me qëllim seksual e një fëmije mbi rrobat që kanë veshur nuk llogaritet si sulm seksual, ka vendosur një gjykatëse nga India, duke e shpëtuar dhunuesin nga dënimi për pedofili, shkruan “DailyMail”.

Burri 39 vjeç, i quajtur Satish, është dënuar me tre vite burgim për ngacmim seksual ndaj një vajze 12 vjeçe pasi i preku gjoksin dhe u përpoq t’i heq fustanin, transmeton lajmi.net.

Por kur Satish u paraqit në gjykatë javën e kaluar, gjykatësja Pushpa Ganediwala deklaroi se duhet të ketë kontakt direkt lëkurë më lëkurë që të jetë sulm seksual.

Vendimi nxiti shpërthime të kritikave që e sulmuan gjykatësen për vendimin e saj. Fakti që ky vendim është marrë nga një gjykatëse femër, tregon shumë për trajtimin që marrin viktimat femra të dhunës seksuale në Indi.

Kjo ngjarje daton në vitin 2016, kur viktima u mashtrua nga Satish që të shkoj në shtëpinë e tij për të ngrënë fruta.

Me të arritur aty, Satish filloi të ngacmoj vajzën, duke i prekur gjoksin dhe duke u përpjekur që ta zhveshë atë.

Nëna e vajzës e gjeti të bijën duke qartë, dhe ajo i tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe policia u njoftua. Gjykatësja tha në vendim se:

“Nuk kishte kontakt direkt lëkurë më lëkurë me qëllim seksual pa penetrim. Veprimi i prekjes së gjoksit të një fëmijë 12 vjeçar, në mungesë të detajeve se a ishte e hequr bluza apo ai futi dorën poshtë saj për të prekur gjoksin, e bënë këtë akt të mos bie nën definicionin e sulmit seksual”.

Gjykatësja e dënoi Satish me aktin e ofendimit të modestisë së gruas, që dënohet me 1 vit burgim. Akti i mbrojtjes së fëmijëve nga ofendimet seksuale që u krijua në vitin 2012, definon se sulmi seksual është prekja e organeve gjenitale të fëmijës, ose detyrimi i fëmijës që të preki organet e të rriturit.

Akti më tutje definon se çdo veprim që ka qëllim seksual që përfshinë kontakt fizik edhe pa penetrim është sulm seksual.

Ky akt nuk thotë asgjë në lidhje me kontaktin direkt lëkurë më lëkurë, por gjykatësja e vendosi këtë në bazë të gjykimit të saj personal. /Lajmi.net/