Gjykatësi kërcënon Tarën “me gjobë”, ky i përgjigjet: Edhe po të vritem nuk flas
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, po refuzon të përgjigjet në pyetjet e prokurorisë. Ai po kërkon një dokument që s’po i jepet, e që pretendon se daton nga momenti kur ai ishte marrë në pyetje nga hetuesit e Speciale, shkruan lajmi.net. Gjykatësi e ka paralajmëruar Tarën se mund të gjobitet nëse nuk…

Lajme
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, po refuzon të përgjigjet në pyetjet e prokurorisë.
Ai po kërkon një dokument që s’po i jepet, e që pretendon se daton nga momenti kur ai ishte marrë në pyetje nga hetuesit e Speciale, shkruan lajmi.net.
Gjykatësi e ka paralajmëruar Tarën se mund të gjobitet nëse nuk përgjigjet, por që Tarës nuk iu bë vonë.
“Pa e parë atë dokumentin nuk flas më. Edhe po të vritem nuk flas më”, tha Tara.
Tutje, prokuroria kërkoi pranimin e deklaratave të dhënë më herët të Tarës shkaku se ky nuk po iu përgjigjet pyetjeve.
Ndërkohë, kjo gjë është kundërshtuar nga mbrojtja që tha se pranimi nuk do të ishte vendim i duhur shkaku se edhe mbrojtja duhet bërë kundërpyetjet e veta. /Lajmi.net/