Gjykata Themelore Prishtinë cakton masën e paraburgimit kundër të pandehurin për veprën penale Vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Prishtinë, me anë të një njoftimi ka thënë se të pandehurit me inicialet A.N i është caktuar masa e paraburgimit. I pandehuri dyshohet se e kishte ftuar viktimën në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe nga i njëjti kishte kërkuar që të konsumoj substanca narkotike dhe të ketë marrëdhënjë seksuale dhe…

Lajme

09/05/2024 17:49

Gjykata Themelore në Prishtinë, me anë të një njoftimi ka thënë se të pandehurit me inicialet A.N i është caktuar masa e paraburgimit.

I pandehuri dyshohet se e kishte ftuar viktimën në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe nga i njëjti kishte kërkuar që të konsumoj substanca narkotike dhe të ketë marrëdhënjë seksuale dhe pasi viktima kishte refuzuar, i pandehuri e kishte sulmuar me thikë në kokë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe prerëse, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 09 Maj 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.N për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje në tentativë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.N dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi i është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marr për bazë peshën e veprës penale si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.N, e kishte ftuar viktimën në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe nga i njëjti kishte kërkuar që të konsumoj substanca narkotike dhe të ketë marrëdhënjë seksuale dhe pasi viktima kishte refuzuar, i pandehuri e kishte sulmuar me thikë në kokë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe prerëse.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Lajmi.net/