Gjykata Themelore në Gjakovë vendos: 30 ditë paraburgim për Astrit Isufin

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Astrit Isufit, i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Naim e Driton Morina nga fshati Golluboc i Malishevës. Sipas njoftimit të gjykatës, Prokuroria Themelore në Gjakovë kishte kërkuar caktimin e paraburgimit, duke argumentuar se ekziston dyshimi i bazuar se Isufi ka kryer dy…

Lajme

08/11/2025 20:17

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Astrit Isufit, i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Naim e Driton Morina nga fshati Golluboc i Malishevës.

Sipas njoftimit të gjykatës, Prokuroria Themelore në Gjakovë kishte kërkuar caktimin e paraburgimit, duke argumentuar se ekziston dyshimi i bazuar se Isufi ka kryer dy vepra penale: vrasje e rëndë dhe mbajtje e armës pa leje/autorizim, transmeton lajmi.net.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, pas mbajtjes së seancës dëgjimore në QKUK për shkak të gjendjes shëndetësore të të pandehurit, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për paraburgim. Gjykata ka argumentuar se lënia e të dyshuarit në liri do të mund të pengonte rrjedhën e procedurës penale, të ndikonte tek të dëmtuarit apo të rrezikonte përsëritjen e veprës penale.

Vendimi mund të ankimohet nga të gjitha palët në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Astrit Isufi ishte kapur i fshehur në një objekt të braktisur në fshatin Ploqicë, në gjendje të plagosur. Policia e Kosovës kishte arritur ta lokalizonte dhe arrestonte, ndërsa i dyshuari ka marrë trajtim mjekësor në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale./lajmi.net/