Gjykata Themelore e konfirmon se ka pranuar kërkesë nga Prokuroria Speciale që ta urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervesitim
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatë Themelore kërkesën që kryeministri i vendit, Albin Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.…

Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatë Themelore kërkesën që kryeministri i vendit, Albin Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Gashi pohoi se janë në shqyrtim të kërkesës që kanë pranuar tashmë nga Prokuroria Speciale.
“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”, konfirmoi Gashi.
Kryeministri Kurti është ftuar disa herë radhazi nga Prokuroria si dëshmitar që të jap versionin e tij në lidhje me rastin e rezervave shtetërore për të cilin të dyshuar janë afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtraët e tjerë të ministrisë si, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara.
Prokuroria e ftoi Kurtin tri herë radhazi për intervistim, por i njëjti nuk u paraqit.
Madje ai kishte deklaruar se prokurorët duhet të shkojnë të intervistojnë atë në zyrën e kryeministrit, duke deklaruar se këtë praktik e kanë përdorur edhe më herët prokurorët./Lajmi.net/