Gjykata Supreme rrëzon vendimin e PZAP-së, Juniku mund të shkoj në rivotim

Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Junikut, dhe e ka rikthyer në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Sipas këtij vendimi të Supremes, Komuna e Junikut ka të ngjarë që të shkoj në rivotim për shkak të parregullsive në proces, shkruan…

Lajme

22/10/2025 13:27

Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Junikut, dhe e ka rikthyer në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas këtij vendimi të Supremes, Komuna e Junikut ka të ngjarë që të shkoj në rivotim për shkak të parregullsive në proces, shkruan lajmi.net.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me vendimin ZL.Anr.217/2025, të datës 15.10.2025, ka vendosur: Hedhet e palejuar ankesa ZL.Anr.217/2025, e datës 14.10.2025, e parashtruar nga subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me seli në Junik, e paraqitur kundër subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me seli në Junik, për shkak të parregullsive për ditën e zgjedhjeve, në ditën e votimit për Zgjedhjet Lokale, të mbajtura më datë 12 Tetor 2025. Kundër vendimit të lartpërmendur, subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me seli në Junik, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, me të cilën e konteston ligjshmërinë e tij, duke propozuar që Gjykata Supreme të aprovojë ankesën si të bazuar, të ta ndryshojë vendimin e PZAP ZL.Anr.217/2025, të datës 15.10.2025, ashtu që vendimi i kundërshtuar të prishet dhe të shpallen të paligjshme zgjedhjet komunale dhe Komuna e Junikut të shkoj në rivotim për shkak të shkeljeve të cekura në ankesë, të cilat kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

PZAP, në përgjigje në ankesën e paraqitur të subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me seli në Junik, kundër vendimit të tij të lartpërmendur, i kontestoi në 1 tërësi thëniet ankimore dhe propozoi që ankesa e subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me seli në Junik të refuzohet si e pabazuar, ndërsa të vërtetohet vendimi ZL.Anr.217/2025, i datës 15.10.2025.

Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, gjeti se: Ankesa është e bazuar.

Vendimi i plotë i Supremes: