Gjykata Supreme refuzon ankesën e LDK-së, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-së

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Subjektit Politik Lidhja Demokratike e Kosovës, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa  dhe Parashtresa (PZAP) ZL.A.nr.63/2025 të datës 26.09.2025. LDK, si parashtruese e kësaj ankese, me pretendimet ankimore, nuk ka arritur që të vë në dyshim vendimin e ankimuar të PZAP-së,…

Lajme

02/10/2025 15:40

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Subjektit Politik Lidhja Demokratike e Kosovës, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa  dhe Parashtresa (PZAP) ZL.A.nr.63/2025 të datës 26.09.2025.

LDK, si parashtruese e kësaj ankese, me pretendimet ankimore, nuk ka arritur që të vë në dyshim vendimin e ankimuar të PZAP-së, i cili, bazuar në aktgjykimin AA.nr. 86/2025 është i drejtë dhe i ligjshëm, andaj, kjo Gjykatë, ankesën e paraqitur nga Subjekti Politik Lidhja Demokratike e Kosovës, kundër vendimit të kontestuar, e refuzoi si të pathemeltë.

Bashkëngjitur linku i aktgjykimit:

Vendimi: