Gjykata Supreme refuzon ankesën e kandidatit për kryetar të Mamushës, Abdulhadi Krasaniç

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pa­themeluar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasaniç, nga partia Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), duke vërtetuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të datës 25 tetor 2025. PZAP kishte refuzuar më herët si të pabazuar ankesën e Krasaniçit, i…

Lajme

31/10/2025 16:09

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pa­themeluar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasaniç, nga partia Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), duke vërtetuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të datës 25 tetor 2025.

PZAP kishte refuzuar më herët si të pabazuar ankesën e Krasaniçit, i cili më pas e kishte dërguar çështjen në Gjykatën Supreme, duke pretenduar se kishte parregullsi në procesin e votimit, përfshirë votat e ardhura nga diaspora dhe dyshimet për keqpërdorime, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, disa votues nga jashtë vendit kishin ushtruar të drejtën e votës në kundërshtim me dispozitat kushtetuese.

Në vendimin e saj, Gjykata Supreme ka konstatuar se pretendimet e kandidatit të KDTP-së nuk qëndrojnë dhe se qëndrimi juridik i PZAP-së ishte i drejtë dhe i bazuar, duke lënë në fuqi rezultatin e procesit zgjedhor në Komunën e Mamushës.

Njoftimi i plotë: 

Refuzohet ankesa e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasaniç, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-së
–Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pa-themeltë ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës Abdulhadi Krasaniç, nga subjekti politik Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), me seli në Prizren – Dega në Mamushë, ndërsa vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.333/2025, i datës 25.10.2025, është vërtetuar.
Pasi PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e Abdulhadi Krasaniç, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, me të cilën e konteston ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së. duke pretenduar për vlefshmërinë e votave të ardhura nga diaspora dhe dyshimet për keqpërdorime në procesin e votimit. Ankuesi ka pretenduar se ekziston dyshimi i bazuar se disa persona të përfshirë në procesin e votimit nga diaspora kanë ushtruar të drejtën e votës në kundërshtim të drejtpërdrejtë me dispozitat kushtetuese.
Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranoi në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së dhe konstatoi se ankesa e paraqitur është në tërësi e pabazuar.