“Gjykata Speciale ka devijuar nga misioni” – Syla deklarohet për protestën që do mbahet në Prishtinë
Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar një protestë të madhe më 7 gusht në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen prej afro pesë vitesh në paraburgim në Hagë, nën akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale. Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla për lajmi.net, ka theksuar se mesazhi…

Lajme
Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar një protestë të madhe më 7 gusht në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen prej afro pesë vitesh në paraburgim në Hagë, nën akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale.
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla për lajmi.net, ka theksuar se mesazhi kryesor i protestës është se “bashkëluftëtarët tanë në Hagë nuk janë vetëm dhe nuk do të lejojmë që dikush të na e ndryshojë historinë e vendit në këtë mënyrë, siç po e shohim kohëve të fundit”.
Syla ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke thënë se ajo ka devijuar nga misioni i saj fillestar, që ishte ndarja e drejtësisë. “Tashmë është bërë një gjykatë krejtësisht politike. Frikësohemi se edhe vendimi përfundimtar do të jetë politik,” u shpreh ai.
Sipas Sylës, protesta e së mërkurës synon të jetë një zë i fuqishëm kundër padrejtësive, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-krerëve të UÇK-së dhe trajtim të drejtë e të paanshëm nga drejtësia ndërkombëtare.
INTERVISTA E PLOTË E GAZMEND SYLËS TË DHËNË PËR LAJMI.NET: