Gjykata Speciale e ndihmon Kosovën në procesin e njohjeve

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi mendon se themelimi i Gjykatës Speciale nga këndvështrimi i ruajtjes së marrëdhënieve të mira me shtetet mike, para se gjithash me SHBA-të do të ndihmonte procesin e njohjeve.

Lajme

23/06/2015 07:54

Megjithatë, sipas tij, pastaj diplomacia e Kosovës duhet të jetë shumë aktive për ta kapitalizuar atë te shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Themelimi i Gjykatës Speciale, nga këndvështrimi i ruajtjes së marrëdhënieve të mira me shtetet mike, para së gjithash me ShBA-në, konsideroj se do ta ndihmonte procesin e njohjeve. Me këtë Kosova edhe një herë do ta dëshmonte përkushtimin e saj për t’i përmbushur të gjitha obligimet ndërkombëtare në rrugën e afirmimit të shtetësisë së saj dhe përafrimit me procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka deklaruar Gashi për gazetën “Epoka e re”.