Gjykata Speciale dënon me burgim Haxhi Shalën, Bahtijarin dhe Januzin

Ish deputeti i Kuvendi të Kosovës, Haxhi Shala është dënuar me tri vite burgim nga Gjykata Speciale. Haxhi Shala bashkë me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin pranuan marrëveshjen për pranimin e fajësisë me faktin se ishin përfshirë në frikësim të dëshmitarit dhe pengim. Marrëveshjen e fajësisë e ka përshëndetur prokurorja, Kimberly ëest duke e quajtur…

Lajme

04/02/2025 16:03

Ish deputeti i Kuvendi të Kosovës, Haxhi Shala është dënuar me tri vite burgim nga Gjykata Speciale.

Haxhi Shala bashkë me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin pranuan marrëveshjen për pranimin e fajësisë me faktin se ishin përfshirë në frikësim të dëshmitarit dhe pengim.

Marrëveshjen e fajësisë e ka përshëndetur prokurorja, Kimberly ëest duke e quajtur atë si akt historik.

“Marrëveshjet e pranimit të fajësisë janë precedent historik për faktin se ato përfaqësojnë rastin e parë kur të akuzuarit në DHSK pranojnë vullnetarisht fajin e tyre,” tha Prokurorja e Specializuar.

“Ky zhvillim është me rëndësi kritike për mbrojtjen e integritetit të procedurave në DHSK, si dhe një hap përpara për administrimin e drejtësisë në Kosovë.”

“Zyra ime është e përkushtuar për vendosjen e papenguar të drejtësisë, bazuar në faktet dhe ligjin,” vazhdoi znj. Uest. “ZPS-ja ka hetuar krimet kundër administrimit të drejtësisë me qëllim që të garantojë që dëshmitarët të mund të dëshmojnë në gjyq lidhur me krimet që kanë parë apo pësuar pa u druajtur nga frikësimi apo hakmarrja.

“Këto hetime kanë qenë faktor themelor në përparimin e të gjitha ndjekjeve të tjera penale dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë qendrore e punës së ZPS-së”, shkruhet në raportin e Zyrës së Prokurorisë Speciale./Lajmi.net/