Gjykata pezullon vendimin e ZRRE për tregun e lirë – konsiderohet i jashtëligjshëm në tërësi

Gjykata Komerciale ka pezulluar në tërësi vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji “ZRRE” për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. Ky aktvendim nuk ka pezulluar vetëm ndonjë nen specifik, por ka vërtetuar se i gjithë vendimi i ZRRE është i jashtëligjshëm. Ky zhvillim përfaqëson një fitore të rëndësishme për bizneset,…

Lajme

04/07/2025 16:35

Gjykata Komerciale ka pezulluar në tërësi vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji “ZRRE” për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Ky aktvendim nuk ka pezulluar vetëm ndonjë nen specifik, por ka vërtetuar se i gjithë vendimi i ZRRE është i jashtëligjshëm.

Ky zhvillim përfaqëson një fitore të rëndësishme për bizneset, të cilat ishin të detyruara të kalojnë në tregun e lirë në mënyrë të pavullnetshme, dhe një hap të madh për garantimin e shtetit të së drejtës.

Një falënderim i veçantë i është drejtuar ekipit të avokatëve që, përmes argumenteve të tyre të fuqishme ligjore, kanë bindur Gjykatën për shkeljet e rënda që ka kryer ZRRE.

“Drejtësia po funksionon. Vazhdojmë deri në fund!” – thuhet në reagimin e kryetarit të Shoqatës së Prodhuesve, Kushtrim Ajvazi, duke sinjalizuar vazhdimin e betejës ligjore për mbrojtjen e interesit publik dhe të bizneseve.

Postimi i plotë: 

Lajm i rëndësishëm!

E mira e këtij aktvendimi është se Gjykata ka pezulluar tërësisht vendimin/njoftimin për daljen në treg të lirë, dhe jo vetëm për ndonjë nen specifik.

Kjo do të thotë se Gjykata ka konfirmuar se vendimi i ZRRE është i jashtëligjshëm në tërësi – një hap i madh drejt mbrojtjes së bizneseve dhe rendit juridik.

Një falënderim i veçantë për avokatët që po bëjnë një punë të shkëlqyer, duke bindur Gjykatën se ZRRE ka detyruar jashtëligjshëm bizneset të dalin në treg të lirë.

Drejtësia po funksionon. Vazhdojmë deri në fund!/Lajmi.net/