Gjykata: Osmani dhe Nuhiu nuk mund të vizitojnë Tomor Morinën

Ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina po vazhdon të mbahet në paraburgim në Maqedoni të Veriut pas arrestimit të para disa ditëve.

Lajme

03/08/2019 19:18

Gjykata sot ka marrë vendim që i njëjti nuk mund të vizitohet as nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme i cili është shqiptar, Agim Nuhiu, e as nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani.

Sipas, Gjykatës, personat që kanë funksione të tilla nuk mund të vizitojnë të paraburgosurit.

Ky është njoftimi i tyre:

Në lidhje me kërkesën tuaj të datës 30.07.2019, që t’i mundësohet personit Tomor Morina, i cili gjendet në Entin ndëshkimor përmirësues Burgu i Shkupit – Shkup, sot të vizitohet nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ju njoftojmë se sipas rregullave ligjore nga nenit 178 të Ligjit për procedurë penale, personat që janë në funksion të zëvendëskryeministrit dhe zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, nuk janë persona që mund të vizitojnë të paraburgosur. /Lajmi.net/