Gjykata në Mitrovicë refuzon kërkesat e minatorëve për pagesën e trustit pensional

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka filluar shqyrtimin e lëndëve të ngritura nga minatorët lidhur me mos-pagesën e kontributeve në trustin pensional, por ka refuzuar kërkesat e tyre. Sipas arsyetimit të gjykatës, minatorët nuk kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtje gjyqësore për këto pagesa, raporton lajmi.net Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar pas…

Lajme

23/10/2025 14:47

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka filluar shqyrtimin e lëndëve të ngritura nga minatorët lidhur me mos-pagesën e kontributeve në trustin pensional, por ka refuzuar kërkesat e tyre.

Sipas arsyetimit të gjykatës, minatorët nuk kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtje gjyqësore për këto pagesa, raporton lajmi.net

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar pas këtij vendimi, duke shprehur zhgënjimin e saj dhe duke theksuar se kishte shpresuar që kjo çështje do të zgjidhej në favor të punëtorëve.

“Por nga informatat zyrtare që kemi gjykata është duke i refuzuar kërkesat tona, me arsyetimin se ne nuk kemi të drejt me kërku mbrojtje gjyqësore për realizimin e kërkesave tona për pagesën e kontributit pensional nga punëdhënësi! Shumat që ndërmarrja i ka borxh minatorëve tashmë kanë kaluar në miliona euro. Përveç mungesës së kontributeve, jemi dëmtuar edhe nga humbja e fitimeve vjetore që Trusti do t’i kishte realizuar përmes investimeve ndërkombëtare. Është për të ardhur keq që statusi i minatorit në Kosovë mbetet i rëndë”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

“Ju njoftojmë se lëndët e iniciuara në Gjykatën Themelore – Dega në Mitrovicë, lidhur me mos-pagesën e trustit pensional nga ndërmarrja jonë, tashmë kanë filluar të shqyrtohen. Kemi pasur shpresë se këto çështje do të zgjidheshin në favorin tonë, meqë e drejta është në anën e punëtorëve që tash e gjashtë vite janë dëmtuar nga mos-pagesa e trustit.

Por nga informatat zyrtare që kemi gjykata është duke i refuzuar kërkesat tona, me arsyetimin se ne nuk kemi të drejt me kërku mbrojtje gjyqesore për realizimin e kërkesave tona për pagesen e kontributit pensional nga punëdhënësi!Shumat që ndërmarrja i ka borxh minatorëve tashmë kanë kaluar në miliona euro.

Përveç mungesës së kontributeve, jemi dëmtuar edhe nga humbja e fitimeve vjetore që Trusti do t’i kishte realizuar përmes investimeve ndërkombëtare.

Është për të ardhur keq që statusi i minatorit në Kosovë mbetet i rëndë. Pas dekadash pune të vështira dhe profesioneve me rrezik të lartë, shumë prej jush përballeni me pensione minimale, ndërsa edhe mjetet që u takojnë nga trusti ju mungojnë, duke e vështirësuar edhe më shumë jetesën.

Ne vazhdojmë të kemi besim në drejtësi, por në këtë rast, mendojmë se gjykata nuk i ka vlerësuar mjaftueshëm dëmet e shkaktuara minatorëve.

Vendimet e deritanishme kanë përcaktuar se është detyrë e ATK-së të detyrojë ndërmarrjet për këto pagesa, por tash e gjashtë vite ATK nuk ka ndërmarrë asnjë veprim serioz ndaj Trepçës sh.a., e cila vazhdon të mos i përmbushë obligimet e saj.

Për njoftimin tuaj të nderuar minator, ndërmarrja për të cilën ne derdhim djers e mund, jo vetëm që është duke i kundërshtuar kërkesat tona në gjykatë për pagesën e kontributeve pensionale, por edhe është duke kërkuar nga gjykata që e njëjta të na obligoj neve si palë në procedurë që ti paguajmë të gjitha shpenzimet gjyqësore!!!I bëjmë thirrje menaxhmentit të Trepça sh.a. që menjëherë nga ky muaj të fillojë pagesën mujore të trustit pensional dhe urgjentisht të hapë dialog me Sindikatën dhe përfaqësuesit e minatorëve për një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Ndërsa nga gjykata kërkojmë mbrojtje ligjore dhe njëherit të na e lejoj të drejtën tonë për qasje në gjykatë, si e drejt bazike për shqyrtimin e kërkesave tona në rrugë gjyqësore!

Në të kundërtën, Sindikata e Minatorëve do të ndërmarrë hapat e nevojshëm sindikal për mbrojtjen e të drejtave tuaja”./Lajmi.net/