Gjykata në Ferizaj cakton 1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për shitblerje narkotikësh
Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një të dyshuari për shitblerje narkotikësh. Më 24 shkurt në banesën e të dyshuarit, A.U., njësiti antidrogë ka gjetur një sasi marihuane. Komunikata e plotë e Gjykatës: Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari…

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një të dyshuari për shitblerje narkotikësh.
Më 24 shkurt në banesën e të dyshuarit, A.U., njësiti antidrogë ka gjetur një sasi marihuane.
Komunikata e plotë e Gjykatës:
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Sahit Krasniqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 24 shkurt 2025 rreth orës 14:10, në një rrugë të qytetit të Ferizajt, konkretisht në banesën ku jeton, i pandehuri pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes substanca narkotike të llojit marihuanë, në atë mënyrë që pas kontrollit nga ana e Njësitit Anti Drogë, në dhomën e tij janë gjetur dyzet e dy (42) qese najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë dhe njëmbëdhjete (11) paketime najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10.09 gram, dy (2) paketime najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 2.15 gram, një (1) paketim najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 1.14 gram, një (1) paketim najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 1.83 gram, dymbëdhjetë (12) paketime najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 11.45 gram, pesëmbëdhjetë (15) paketime najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 7.39 gram, si dhe një kavanoz qelqi e cila ishte e mbushur me substancë të dyshuar narkotik të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 11.45 gram, po ashtu është gjetur një peshore digjitale ngjyrë hiri dhe të holla në vlerë totale njëqind e njëmbëdhjetë (111) euro, të cilat janë sekuestruar nga policia.