Gjykata ndalon vazhdimin e punimeve në “Xhorxh Bush”, refuzohet kërkesa e Komunës së Prishtinës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar padi/kërkesën e Komunës së Prishtinës për pezullimin e vendimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilët kanë ndaluar punimet në sheshin “Xhorxh Bush”. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. “Hidhet poshtë si e palejuar padia/kërkesa për pezullimin e ekzekutimit të…

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar padi/kërkesën e Komunës së Prishtinës për pezullimin e vendimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilët kanë ndaluar punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.
Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Hidhet poshtë si e palejuar padia/kërkesa për pezullimin e ekzekutimit të vendimit e paditëses/propozueses, Komuna e Prishtinës, nën shenjën A.nr.1922/2025 e datës 093.06.2025 për shkak të mungesës së legjitimitetit aktiv”, thuhet në pikën e parë të aktvendimit.
Komuna kishte nisur disa herë punimet në këtë shesh, por që janë ndaluar nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kishte deklaruar se punimet do të zhvillohen në tri faza, duke theksuar se kjo do të ndihmojë që qytetarët të mos ndihen të bllokuar gjatë punimeve.
Ndërkaq ky projekti ishte planifikuar të përfundojë pas 240 ditëve të punës, dhe ky projekt kap shifrën prej 18.1 milionë eurosh.
Tanimë kjo pjesë e Prishtinës ka mbetur thuajse “gjysmake”, ku as nuk lejohet qarkullimi i automjeteve, e as nuk është shesh i përfunduar. Ky projekt ka mbetur sikurse asgjë të mos ish nisur./Lajmi.net/