Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar tanimë aktgjykimin në lidhje me çështjen e Kuvendit të Kosovës dhe mënyrës se si duhet votuar për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Kushtetuesja përmes aktgjykimit tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. Po ashtu në aktgjykimin e shpallur…

Lajme
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar tanimë aktgjykimin në lidhje me çështjen e Kuvendit të Kosovës dhe mënyrës se si duhet votuar për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Kushtetuesja përmes aktgjykimit tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur.
Po ashtu në aktgjykimin e shpallur më 8 gusht, Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 6 korrik “të shpallen të pavlefshme”.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë, raporton lajmi.net.
“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit “nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”./Lajmi.net/
