Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentes deri më 31 mars

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur të vendosë një masë të përkohshme, duke pezulluar zbatimin e dekretit të Presidentes të nxjerrë më 6 mars 2026. Sipas vendimit të marrë më 9 mars, Gjykata ka ndaluar përkohësisht çdo veprim të Presidentes që lidhet me këtë dekret, si dhe çdo veprim të Kuvendi i Republikës…

Lajme

09/03/2026 17:55

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur të vendosë një masë të përkohshme, duke pezulluar zbatimin e dekretit të Presidentes të nxjerrë më 6 mars 2026.

Sipas vendimit të marrë më 9 mars, Gjykata ka ndaluar përkohësisht çdo veprim të Presidentes që lidhet me këtë dekret, si dhe çdo veprim të Kuvendi i Republikës së Kosovës në lidhje me të, deri në një vendim tjetër.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 116 (2) të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit dhe rregullat 44, 45, 46 (2) dhe 48 (1) (d) të Rregullores së punës, më 9 mars 2026, njëzëri VENDOS I. TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesit të kërkesës masën e përkohshme me të cilën ndalohet çdo veprim i Presidentes së Republikës së Kosovës në lidhje me Dekretin nr. 24/2026 të 6 marsit 2026, si dhe të ndalojë çdo veprim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kohëzgjatjen e përcaktuar sipas pikës II të këtij Vendimi”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Kjo çështje është dërguar në Gjykatë nga kryeministri Albin Kurti, në emër të Qeveria e Republikës së Kosovës, i cili ka kërkuar që të shqyrtohet nëse dekreti është në përputhje me Kushtetutën.

Masa e përkohshme ka hyrë në fuqi më 9 mars dhe do të mbetet në fuqi deri më 31 mars, ndërsa pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës. /Lajmi.net/