Gjykata Kushtetuese për Gresa Caka-Nimanin: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të Kushtetutës

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani ka përfunduar mandatin e saj nëntë vjeçar. Për këtë ka shkruar Gjykata Kushtetuese e cila tha se në Caka-Nimani dha kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të Kushtetutës dhe vlerave të demokracisë. “Kryetari, gjyqtarët dhe stafi i Gjykatës Kushtetuese, shprehin mirënjohjen e thellë për angazhimin dhe përkushtimin e saj dhe…

Lajme

30/12/2024 16:22

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani ka përfunduar mandatin e saj nëntë vjeçar.

Për këtë ka shkruar Gjykata Kushtetuese e cila tha se në Caka-Nimani dha kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të Kushtetutës dhe vlerave të demokracisë.

“Kryetari, gjyqtarët dhe stafi i Gjykatës Kushtetuese, shprehin mirënjohjen e thellë për angazhimin dhe përkushtimin e saj dhe i urojnë suksese në angazhimet e saj të ardhshme”, thuhet në postim.

Postim i plotë.

Pas skadimit të mandatit nëntë (9) vjeçar, më 30 dhjetor 2024, Kryetarja znj. Gresa Caka-Nimani, ka përfunduar shërbimin e saj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Kryetarja Caka-Nimani është dekretuar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 30 dhjetor 2015. Më 17 maj 2021, është zgjedhur, ndërsa më 5 qershor 2024, është rizgjedhur, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Gjatë mandatit të saj, Kryetarja Caka-Nimani ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e Kushtetutës dhe vlerave demokratike të Republikës së Kosovës.

Kryetari, gjyqtarët dhe stafi i Gjykatës Kushtetuese, shprehin mirënjohjen e thellë për angazhimin dhe përkushtimin e saj dhe i urojnë suksese në angazhimet e saj të ardhshme.