Gjykata Komerciale pezullon një tjetër vendim të ZRrE-së, OEK kërkon anulimin e daljes së dhunshme në tregun e lirë të energjisë
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar për një tjetër aktvendim të Gjykatës Komerciale të Republikës së Kosovës, e cila ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me detyrimin e një kompanie për të dalë në tregun e lirë të energjisë elektrike. Sipas OEK-ut, ky vendim i gjykatës është një sinjal…

Lajme
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar për një tjetër aktvendim të Gjykatës Komerciale të Republikës së Kosovës, e cila ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me detyrimin e një kompanie për të dalë në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Sipas OEK-ut, ky vendim i gjykatës është një sinjal i qartë për domosdoshmërinë e mbrojtjes dhe respektimit të interesave të bizneseve që janë ndikuar drejtpërdrejt nga ky proces, transmeton lajmi.net
Oda thekson se ka qenë vazhdimisht zë i shqetësimeve të komunitetit të biznesit, duke paralajmëruar se mungesa e infrastrukturës, transparencës dhe përgatitjes adekuate për funksionimin e tregut të lirë të energjisë paraqet rrezik serioz për qëndrueshmërinë financiare dhe operacionale të shumë ndërmarrjeve vendore.
Në këtë kontekst, Oda Ekonomike e Kosovës i ka bërë thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për, siç e quan ajo, “daljen e dhunshme” në tregun e lirë të energjisë, për të shmangur dëmtimin e konkurrencës, bizneseve, qytetarëve dhe vetë ekonomisë së vendit.
Njoftimi i plotë nga OEK:
Oda Ekonomike e Kosovës njofton për një tjetër aktvendim të Gjykatës Komerciale të Republikës së Kosovës, e cila ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për kompaninë e radhës.
Ky vendim është një sinjal i qartë për rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të interesave të bizneseve që janë ndikuar drejtpërdrejt nga ky vendim. OEK ka qenë në vazhdimësi zë i shqetësimeve të komunitetit të biznesit, duke theksuar se mungesa e infrastrukturës, transparencës dhe përgatitjes për tregun e lirë të energjisë po rrezikon qëndrueshmërinë financiare dhe operacionale të shumë ndërmarrjeve vendore.
Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit./lajmi.net/