Gjykata gjermane sfidon Merzin: S’ka kthim të azilkërkuesve në kufi pa procedurë të BE-së
Një gjykatë në Berlin ka marrë vendim se kthimi mbrapsht i azilkërkuesve në kufijtë e Gjermanisë është i paligjshëm nëse nuk bëhet përmes procedurës së Bashkimit Evropian të njohur si procedura Dublin, raporton DW. Ky vendim sfidon drejtpërdrejt politikën e re të qeverisë federale për emigracionin, ndërsa bëhet e ditur se ka ardhur pas një…

Bota
Një gjykatë në Berlin ka marrë vendim se kthimi mbrapsht i azilkërkuesve në kufijtë e Gjermanisë është i paligjshëm nëse nuk bëhet përmes procedurës së Bashkimit Evropian të njohur si procedura Dublin, raporton DW.
Ky vendim sfidon drejtpërdrejt politikën e re të qeverisë federale për emigracionin, ndërsa bëhet e ditur se ka ardhur pas një rasti ku tre shtetas somalezë ishin kthyer mbrapsht nga kufiri gjerman për në Poloni, sipas një rregulloreje të re gjermane. Gjykata e Berlinit ka theksuar se ky kthim ishte i paligjshëm, pasi ka shmangur hapat ligjorë të domosdoshëm duke shkelur të drejtat për azil.
Mediat gjermane e konsiderojnë vendimin e gjykatës si një goditje për kancelarin Friedrich Merz, i cili sapo ka marrë detyrën dhe është zotuar të ashpërsojë kontrollin ndaj migracionit të parregullt.
Çfarë thotë ligji evropian?
Sipas gjykatës, çdo person që shpreh dëshirën për të kërkuar azil në një kontroll kufitar në territorin gjerman, nuk mund të kthehet mbrapsht pa u përcaktuar më parë se cili shtet është përgjegjës për trajtimin e kërkesës, sipas sistemit “Dublin” të BE-së.
Megjithatë, pas marrjes së detyrës muajin e kaluar, qeveria Merz kishte udhëzuar policinë se mund të kthenin emigrantët e parregullt që kapeshin në kufi – edhe nëse ata kërkonin azil në momentin e ndalimit.
Vendimi i Berlinit pritet të ketë pasoja të gjera ligjore dhe politike, ndërsa sfidon përpjekjet për të forcuar kufijtë në një prej çështjeve më të ndjeshme për qeverinë gjermane.