Gjykata e Lartë rrëzon për herë të dytë kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë në Tiranë ka rrëzuar sot rekursin e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë. Kreu i Partisë së Lirisë kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest me burg”, por kjo kërkesë u refuzua nga trupa gjykuese. Kjo është hera e dytë që Gjykata e Lartë refuzon një kërkesë të tillë nga…

Lajme

16/10/2025 16:43

Gjykata e Lartë në Tiranë ka rrëzuar sot rekursin e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë. Kreu i Partisë së Lirisë kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest me burg”, por kjo kërkesë u refuzua nga trupa gjykuese.

Kjo është hera e dytë që Gjykata e Lartë refuzon një kërkesë të tillë nga Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar, në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Më 29 gusht, SPAK shpalli përfundimin e hetimeve dhe çoi për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi