Gjykata e dënon Avni Zogianin e Vetëvendosjes për shpifje ndaj Ferat Shalës

Ish-deputeti Ferat Shala ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e tij ndaj Avni Zogianit, duke konstatuar se një publikim i bërë nga ky i fundit në rrjetin social Facebook ka shkaktuar dëm jo-material përmes shpifjes. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Zogiani është obliguar që t’i paguajë Shalës…

Lajme

01/06/2026 13:06

Ish-deputeti Ferat Shala ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e tij ndaj Avni Zogianit, duke konstatuar se një publikim i bërë nga ky i fundit në rrjetin social Facebook ka shkaktuar dëm jo-material përmes shpifjes.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Zogiani është obliguar që t’i paguajë Shalës shumën prej 2,000 euro në emër të dëmit jomaterial, si dhe 270.40 euro për shpenzimet e procedurës kontestimore.

Rasti lidhet me një postim të datës 27 dhjetor 2023, ku Zogiani kishte shkruar për, siç thuhej në publikim, “kjo foto tregon monopolin e vetëm një pjese të familjes së Ferat Shalës në sektorin publik”, në kontekst të dërgimit të Ligjit për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese.

Padia ndaj Zogianit ishte ushtruar nga ish-deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Gjykata ka vlerësuar se kërkesëpadia është pjesërisht e bazuar dhe ka urdhëruar kompensimin financiar në favor të Shalës.

Po ashtu, gjykata ka urdhëruar Zogianin që ta fshijë postimin në Facebook, i cili ishte objekt i padisë për shpifje.