Gjykata e Brukselit dënon me burgim të përjetshëm autorët e vrasjes së Enver Hadrit

Gjykata Penale e Brukselit ka marrë një vendim, duke dënuar me burgim të përjetshëm tre persona të përfshirë në vrasjen e veprimtarit të shquar shqiptar, Enver Hadri. Ky vendim, që rikthen në vëmendje veprimtarinë e Enver Hadrit, mbylli kështu një çështje që kishte mbetur pezull për më shumë se tre dekada. Veselin Vukotiq dhe Andrija…

Lajme

07/01/2025 18:33

Gjykata Penale e Brukselit ka marrë një vendim, duke dënuar me burgim të përjetshëm tre persona të përfshirë në vrasjen e veprimtarit të shquar shqiptar, Enver Hadri.

Ky vendim, që rikthen në vëmendje veprimtarinë e Enver Hadrit, mbylli kështu një çështje që kishte mbetur pezull për më shumë se tre dekada.

Veselin Vukotiq dhe Andrija Draskoviq u shpallën fajtorë për kryerjen e vrasjes, ndërsa Bozhidar Spaciq u dënua si urdhëruesi i saj, shkruan “Brussels Times

Gjyqtarët dhe juristët e përfshirë në këtë rast nuk morën parasysh asnjë rrethanë lehtësuese për të dënuarit, duke i dhënë dënimin maksimal të parashikuar me ligj.

Enver Hadri, i cili në atë kohë kryesonte Komitetin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, u vra më 25 shkurt 1990 në një atentat të organizuar në Saint-Gilles, Bruksel. Në momentin e vrasjes, Hadri ndodhej në makinën e tij, i ndaluar në semafor. Një automjet tjetër iu afrua, dhe nga dritarja e tij, persona të armatosur hapën zjarr. Një plumb në kokë i mori jetën 49-vjeçarit.

Pas një hetimi të gjatë dhe të ndërlikuar, autoritetet belge arritën në përfundimin se atentati ishte një akt politik, i organizuar nga shërbimet inteligjente të ish-Jugosllavisë. Organizimi logjistik i këtij krimi u lehtësua nga rrjetet e krimit të organizuar në Beograd.